Lidhje

Bin Laden i kërkon Zarkavit të organizojë sulme kundër Shteteve të Bashkuara


Zyrtarë amerikanë të kundër-terrorizimit thonë se udhëheqësi terrorist i Al-Kaidës Osama Bin Laden kohët e fundit ka komunikuar me homologun e tij në Irak, Abu Musab al-Zarqawin, duke i bërë thirrje të marrë pjesë në organizimin e sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara.

Pa treguar identitetin e tyre, zyrtarët amerikanë nuk thonë se si kanë mundur të komunikojnë ideatorët terroristë, apo si i kanë mësuar këto informacione zyrtarët amerikanë të zbulimit. Al-Zarkawi mori përgjegjësinë për një numër sulmesh në Irak, si dhe për rrëmbimin dhe prerjen e kokës disa pengjeve nga vende perëndimore.

XS
SM
MD
LG