Lidhje

SHBA dhe Franca i bën thirrje Sirisë të tërhiqet nga Libani


Shtetet e Bashkuara dhe Franca i bënë përsëri thirrje Sirisë të tërheqë trupat nga Libani.

Duke folur sot në Londër, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs dhe ministri i jashtëm francez Michel Barnier i bënë thirje Sirisë të zbatojë rezolutën e vitit të kaluar të Këshillit të Sigurimit që kërkon t’i jepet fund ndërhyrjes së huaj në Liban.

Zonja Rice tha se Franca dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë mbi mënyra të ndryshme për të ndihmuar Beirutin që të garantojë se zgjedhjet e ardhëshme do të jenë të drejta dhe të lira. Ajo tha gjithashtu se dy vendet po shqyrtojnë alternativa që synojnë stabilizimin e Libanit nëse trupat siriane tërhiqen.

Qeveria prosiriane e Libanit dha dje dorëheqjen pas protestave masive dhe një mocioni mosbesimi në parlament rreth vrasjes së ish kryeministrit Rafik Hariri. Si qeveria siriane ashtu edhe ajo libaneze kanë mohuar se kanë lidhje me atentatin e 14 shkurtit, i cili u bë shkak për demonstrata anti-siriane. Udhëheqësit e opozitës libaneze thonë se protestat do të vazhdojnë derisa Siria të tërheqë të 14 mijë trupat e saj nga Libani.

XS
SM
MD
LG