Lidhje

Havier Solana përsërit mbështetjen për bashkimin e lirë Serbi-Mal i Zi


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana, riafirmoi mbështetjen për marrëveshjen e vitit 2002 që e ristrukturoi Jugosllavinë, duke e kthyer në një bashkim të lirë Serbi-Mal i Zi.

Zyrtari i Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjes e cila ndalon përpjekjet nga secila prej republikave për të kërkuar pavarësi deri në shkurt të vitit tjetër. Zoti Solana i bëri komentet në Bruksel, pas bisedimeve me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Djukanovic.

Muajin e kaluar, udhëheqësi malazez propozoi që Serbia dhe Mali i Zi të shpallin secili pavarësinë, të njohin njëri-tjetrin dhe pastaj të krijojnë një bashkim shtetesh të pavarur.

Ai e quajti marrëveshjen e propozuar të ngjashme me Bashkësinë e Shteteve të Pavarur, të formuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 90.

Homologu serb i zotit Djukanovic, Vojislav Kostunica, është shprehur disa herë kundër këtij propozimi, duke thënë se dëshiron që shteti i tanishëm Serbi-Mal i Zi të vazhdojë të ekzistojë.

XS
SM
MD
LG