Lidhje

OKB-ja diskuton mbi çështjen e abortit


Të hënën në Organizatën e Kombeve e Bashkuara në New York filloi konferenca botërore mbi gratë, ku pati diskutime kundërthënëse lidhur me të drejtën e abortit. Korrepondenti i Zërit të Amerikës në OKB Peter Heinlein njofton se delegatet në konferencë thanë se gjatë 10 vjetëve që nga konferenca e mëparshme e grave, është bërë përparim në përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore.

6 mijë delegate morën pjesë në takimin e nivelit të lartë që u zhvillua në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ku u ritheksua edhe një herë përkushtimi ndaj çështjes së të drejtave të grave.

Konferenca vlerësoi përparimin që është bërë që nga koha e Konferencës së Katërt të Grave që u mbajt në Pekin në vitin 1995.

Në fjalën e mbajtur në konferencë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anna tha se ky takim i grave është një moment historik në rrugën drejt barazisë gjinore.

“Pas dhjetë vjetësh, që nga Konferenca e Pekinit gratë jo vetëm që janë më të vetëdijshme për të drejtat e tyre, por ato janë bërë edhe më të afta për ushtrimin e tyre”, - tha zoti Annan.

Zoti Annan tha se janë bërë përparime në një sërë frontesh, si në planifikimin e lindjeve dhe në jetëgjatësinë; gjithashtu një numër më i madh grash janë regjistruar në arsimin fillor dhe është rritur numri i grave që punojnë. Por zoti Annan përmendi edhe disa rryma shqetësuese, të cilat kërcënojnë përpjekjet drejt arritjes së barazisë gjinore.

“Në të njëjtën kohë, -tha zoti Annan -sot përballemi edhe me sfida të reja, si trafiku i grave dhe fëmijëve, një praktikë e urryer, por që ka shënuar rritje kohët e fundit, apo shtimi me përmasa të frikshme i rasteve të SIDË-s, apo virusit HIV tek gratë, sidomos tek ato në moshë të re”.

Në konferencë u shfqaqën mendime kundërthënëse lidhur me të drejtën e abortit tek gratë. Në përfundim, delegatët do të dalin me një projekt-deklarate, e cila do të ritheksojë platformën e miratuar në konferencën e Pekinit, 10 vjet më parë. Por delegatet amerikane shprehën shqetësim se platfoma e Pekinit mund të interpretohet si një legalizim i abortit në kuadrin e të drejtave të njeriut.
Në një takim me dyer të mbyllura që u zhvillua të premten e kaluar, përfaqësueset amerikane ofruan që deklaratës t’i bëhet një amendament, duke thonë se platforma e Pekinit munt të intrepretohet sikur po e legalizon të drejtën e abortit si një nga të drejtat njerëzore.

Delegatja amerikane në konferencën e OKB-së mbi gratë, Ellen Sauerbrey, tha se pozicioni i Washingtonit është se vendet e ndryshme duhet të jenë të lira të marrin vendimin në se aborti duhet të jetë i ligjshëm, apo jo. Ajo u tha gazetarëve se administrarat e presidentit Bush nuk mbështet politika shëndetësore liberale që kanë të bëjnë me planifikimin familjar, që sipas platformës së Pekinit, kanë të bëjnë patjetër me abortin.

Ndërsa shumica e fjalimeve në konferencë e prekën lehtë këtë çështje, ajo ka qenë një tema më e zjarrtë në takimet në grupe më të vogla të grave. Vena Madunagu e Nigerisë thotë se çështja e politikave të planifikimit familjar ka qenë në qendër të vëmendjes së një numri të madh pjesëmarrësesh në konferencë.

“Në Afrikë, diskutimi i këtyre çështejve ka qenë tabu, por kjo nuk po ndodh më. Tani ne flasim për probleme që kanë të bëjnë me abortin, si një shqetësim për shëndetin publik dhe qeveritë po e trajtojnë atë si të tillë. Në vendin tim, për shembull, Nigeri, ritmi i mortalietit të grave për shkak të abortit në kushte jo normale, është ndër më të lartët, pra kjo çështje ka të bëjë me të vërtetë me shëndetin publik”, -tha delegatja e Nigerisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Annan e përmendi vetëm indirekt çështjen e abortit në fjalimin e tij. Ai bëri thirrje për zbatimin e plotë të platformës së Pekinit.

Drejtuesja e konferencës, Kyung Wha Kang, u tha gazetarëve se ajo e konsideron platoformëne Pekinit dhe deklaratën e New York-ut si dukumente të politikave që duhen ndjekur për barazinë e grave dhe jo si deklarata që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Pritet që negociatat mbi deklaratën e New Yorkut të vazhdojnë gjatë punimeve të konferencës, që do të vazhdojë në dy javët e ardhshme.

XS
SM
MD
LG