Lidhje

Kina deklaron planet për të shtuar shpenzimet ushtarake


Kina deklaroi se do të rrisë ndjeshëm buxhetin e saj ushtarak. Pekimi e bëri këtë njoftim të premten në prag të sesionit vjetor të Parlamentit, por shtoi se kjo nuk nënkupton se po bëhen përgatitje për një sulm ndaj Taivanit.

Presidenti Hu Gjintao tha se Kina do të bëjë ç’është e mundur për të gjetur një zgjidhje paqësore të ribashkimit me Taivanin, por nuk do të tolerojë kurrsesi pavarësinë e këtij ishulli.

Një zëdhënës i parlamentit tha në një konferencë për shtyp se në bazë të projekt-buxhetit parashikohen shpenzime ushtarake prej afro 30 miliard dollarësh, duke shënuar një rritje prej 12.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Shuma shtesë do të përdoret për modernizimin e sistemit të mbrojtjes kombëtare.

Analistë të pavarur mendojnë se buxheti i deklaruar i Kinës për mbrojtjen përfaqëson vetëm afro gjysmën e shpenzimeve të përgjithme ushtarake të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG