Lidhje

Udhëheqësit evropianë do të takohen për të diskutuar marrëdhëniet me Rusinë


Zyra e presidentit francez Zhak Shirak njoftoi sot se ai do të organizojë një takim me udhëheqësit e Gjermanisë, Rusisë dhe Spanjës për të diskutuar çështje të rëndësishme ndërkombëtare më 18 mars.

Sipas njoftimit, zoti Shirak do të mbajë një darkë pune me kryeministrin e Spanjës, Jose Luis Zapatero, Kancelarin gjerman Gerhard Schroeder dhe Presidentin rus Vladimir Putin. Zyra e zotit Chirac tha se në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Prania e zotit Zapatero do të shënojë herën e parë që një udhëheqës spanjoll merr pjesë në një dialog së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Zoti Zapatero është përpjekur të krijojë marrëdhënie më të ngushta veçanërisht me Francën dhe Gjermaninë, që kur mori postin e kryeministrit vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG