Lidhje

Ukrainë: Ish-Ministri i Brendshëm gjendet i vdekur


Zyrtarët ukrainas thonë se ish-Ministri i Brendshëm Yuri Kravchenko u gjet i vdekur, disa orë para se të merrej në pyetje mbi vrasjen e një gazetari. Ministria e Brendshme thotë se mesa duket zoti Kravchenko kishte vrarë veten në shtëpinë e tij pranë Kievit.

Presidenti Viktor Yushchenko thotë se hetimet për vdekjen do të jenë transparente, në përputhje të plotë me ligjin. Zoti Kravchenko pritej të merrej sot në pyetje lidhur gazetarin Georgy Gongadze që u gjet i vdekur në shtator të vitit 2000.

Zoti Kravchenko ishte në atë kohë Ministër i Brendshëm. Një ish-roje personale i presidentit kishte inçizuar biseda që thuhet se implikonin presidentin e atëhershëm Leonid Kuchma në vrasjen e gazetarit.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët ukrainas thanë se e dinë se kush kishte dhënë urdhër për vrasjen e zotit Gongadze dhe se kishin nën arrest përsona të dyshuar, për të cilët ata besonin se kishin rol të drejtpërdrejtë në vrasje.

XS
SM
MD
LG