Lidhje

Intervisë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani


Në fillim të javës Fondi Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e ecurisë së programit të tij në Shqipëri për pakësimin e varfërise dhe vendosi ta zgjasë këtë program deri në fund të vitit 2005, duke i dhënë Shqipërisë edhe një fond tjetër prej rreth 6 milionë dollarësh. Në takimin e bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar merte pjesë edhe guvernatori i Bankës së Shqiperisë Ardian Fullani.

Intervistë e Zërit të Amerikës me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani

Zëri i Amerikës: Zoti Fullani, megjithë vlerësimet pozitive të bordit për qëndrueshmërinë makroekonomike, politikat e shëndosha monetare dhe mbajtjen e inflacionit të ulët, Fondi Monetar thekson se ruajtja e ritmeve të larta të zhvillimit, do të kërkojë ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë, forcim të qeverisjes dhe të shtetit ligjor. Për çfare ndryshimesh bëhet fjalë, a mund të na jeni ndonjë hollësi?

Ardian Fullani: Ajo që mund të thuhet është klima që ekziston tashmë në Fondin Monetar dhe Bankën Botërore, do të thoja ekziston një klimë, siç mund ta thmei në shqip, e një historie të sukseshme. Ky është një vlerësim mjaft i madh që i bëhet Shqipërisë sot. Kjo i jep mundësi Shqipërisë që të vlerësojë me kujdes shkaqet e arritjeve, por njëkohësisht të marrë parasysh dhe ç’duhet të bëhet në të ardhmen. Ajo që presupozohet është që Shqipëria ka arritur rezultate të mira makroekonomike, rritje të fortë dhe të qëndrueshme, konsolidim i anëve fiskale, njëkohësisht rritje e qëndrueshme e vlerës së monedhës kombëtare dhe përparim i duksshëm në reformat strukturore.

Ajo që duhet dhe është mjaft e rëndësishme për të ardhmen është pikërisht vazhdimi i reformave strukturore dhe institucionale, në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi të hapë një kapitull të ri me Fondin Monetar dhe Bankën Botërore. Për këtë do të shihen disa kushte: situata e bilancit të pagesave, situata e kanalizimit të fondeve nga vendet donatore, situata fiskale dhe konsolidimi fiskal dhe historia me Fondin Monetar. Në këtë kuptim, unë do të thoja ajo ne po diskutojmë sot me Fondin është arritja e një mirëkuptimi. Do me thënë, Fondi nuk është më sot në rolin e një tutori, por ne jemi në ralin e ndarjes së mendimeve të njejta për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Ky është rol partneriteti, që është mjaft i rëndësishëm, që për mua, është një nga gurët e themelit, që ne duhet të mbajmë fort për zhvillimin e marrëdhënieve tona me Fondin Monetar në të ardhmen. Në këtë koncept synimi ynë është të përcvaktojmë çfarë marrëveshje të re do të kemi me Fondin. Ajo që kuptohet sot është që Shqipëria është maturuar mjaftueshëm për të kaluar në një marrëveshje të re dhe kjo marrëveshje do t’i jepte më tepër fleksibilitet Shqipërisë. Natyrisht duke vazhduar me mjaft forcë reformat strukturore dhe institucionale, por do t’i jepte mundësi Shqipërisë për pjesëmarje të gjerë, që bëhet për herë të parë, në tregjet e kapitalit.

Zëri i Amerikës: Ndërsa ju flisni për fazën e re që po bëhet gati të hyjë Shqipëria me Fondin Monetar Ndërkombëtar, le të ndalemi për pak momente tek problemet ekonomike dhe financiare që ekzistojnë sot në Shqipëri. Një ndër kryesoret është zhvillimi i biznesit me para në dorë. Sa pengesë përbën kjo për zhvillimin e vendit dhe për sistemin bankar në përgjithësi ?

Ardian Fullani: Një nga diskutimet që ne patëm me Fondin Monetar dhe Bankën Botërore ishte pikërisht edhe zhvillimi i sistemit bankar dhe financiar. Duke filluar me vlerësimet e padiskutueshme, mjaft pozitive për menazhimin e ri të Bankës së Shqipërisë dhe perspektivat dhe vizionin e ri që ky menazhim ka për zhvillimin e sektorit financiar dhe bankar në Shqipëri. Pikërisht këtu qëndron e reja. Qëndron në atë që do të shohim një frymë më të afërt, më të mirë, më bashkëpunuese të sistemit bankar në Shqipëri dhe zhvillimit të sistemit financiar. Në ç’kuptim e them këtë? Që ne duhet të luftojmë më tepër për ta zhvilluar këtë sistem bankar.

Zëri i Amerikës: Si mund t’i tërhiqni paratë që kanë njerëzit në duar, t’i fusni këto në kanalet bankare? A kemi të bëjmë këtu me prapambetje të bankave, apo është interesi i biznesit për t’u zhvilluar me pare në dorë, që të shmangë tatimet?

Ardian Fullani: Natyrisht situata është mjaft komplekse dhe qëndrojnë të gjitha këto që thatë ju. Ajo që ne popërpiqemi ne sot si Bankë e Shqipërisë, është të krijojmë një klimë sa më të mirë me biznesin dhe me sistemin bankar privat. Në ç’kuptim kjo? Në kuptimin e thithjes së parasë, por jo me anën e parrullave, jo me anën e konferencave boshe, por me atë që është më e domosdoshme: krijimin e strukturave të biznesit, krijimin e strukturave të pagesave, krijimin e shërbimeve.

Ajo që ne luftojmë sot është që, sistemi bankar të shkojë tek klienti, t’i thotë atij: “hajde tek unë, jo se unë jam më i miri, jo se të siguroj besimin, jo se të siguroj transferemin e fondeve, por hajde tek unë se unë do të të shërbej, do të të krijoj mundësi që këto para t’i menaxhosh më mirë, dhe do të të krijoj mundësi që jeta jote, në lidhje me biznesin, të bëhet sa më e thjeshtë.”

Zëri i Amerikës: Një problem tjetër që ka të bëjë pikërisht me shërbimin që bankat u ofrojnë klientëve është edhe problemi i kreditimit. Kreditimi në Shqipëri sot është në nivele të ulta. A ka vend për t’u zgjeruar kjo dhe çfarë mund të bëni ju si bankë qendrore për të ndihmuar bankat e nivelit të dytë për kreditimin?

Ardian Fullani: Natyrisht kjo lidhet edhe me pikën e parë që thamë, me marrëdhëniet bankë-biznes që ne po krijojmë, për të patur një klime tjetër bashkëpunimi, e cila do të bëjë që sistemi bankar të jetë i vlefshëm për t’u shërbyer të gjithëve. Filozofia jonë e re si bankë qendrore është që, sistemi bankar të jetë pranë të gjithëve, pranë klientelës dhe të jetë i përdorshëm nga të gjithë. Kjo gjë nuk ka ekzistuar, për të qënë të hapur, sepse ekzistonin mjaft pengesa, natyrisht këtu kemi parasysh sistuatën e ligjit për tokën, kemi parasysh rregulloret e shtrënguara të Bankës së Shqipërisë dhe sistemit bankar, kemi parasysh dhe një mjedis të dobët të biznesit vetë.

Ndërsa ne sot kemi një klimë totalisht tjetër ku marrëdhëniet bankë-biznes po zhvillohen në drejtim të kreditimit të ekonomisë. Kjo do të thotë që bankat po rrisin praninë e tyre në të gjithë vendin, bankat po konsolidohen, bankat po kërkojnë të jenë sa më të shëndetshme. Bankat po riinvestojnë kapitalin e tyre në teknologji dhe ç’është më kryesorja bankat po krijojnë një rrjet të gjerë pagesash. Ne po i vemë mjaft rëndësi krijimit të pagesave elektronike, të kartave të kreditit, sepse besojmë se ajo do të jetë një hap i rëndësishëm për reduktimin e keshit në ekonomi, por njëkohësisht edhe për zbutjen e ekonomisë informale

.

XS
SM
MD
LG