Lidhje

Bush:Damasku të respektojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe të tërheqë trupat nga Libani


Presienti Bush e ka akuzuar Sirinë se po pengon paqen në Lindjene Mesme dhe i bërë përsëri thirrje për tërheqjen e të gjitha trupave siriane nga Libani. Sot, në fjalën e tij të përjavshme në radio, zoti Bush i bëri thirrje Damaskut të veprojë në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkon tërheqjen e të gjitha trupave nga Libani.

Presidenti Bush tha se bota po flet me një zë për t’u siguruar që demokracisë dhe lirisë t’u jepet mundësia të lulëzojnë në Liban, pa ndikimin e Sirisë.

“Për vite me radhë, populli libanez ka vuajtur pasojat e një lufte të tmerrshme civile dhe pushtimi të Sirisë. Qytetarët libanezë, që kanë shikuar zgjedhjet e lira në Irak, po kërkojnë tani të ushtrojnë të drejtën për të vendosur mbi fatin e tyre, pa kontrollin dhe sundimin sirian.”

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush tha se Amerika dhe Evropa qëndrojnë me popullin libanez në mbështetje të një rezolute të Kombeve të Bashkuara në të cilën kërkohet respekt për sovranitetin e vendit, tërheqja e të gjitha forcave të huaja dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të drejta pa ndikimin e huaj.

Presidenti Bush tha se mbështetja e terrorizmit nga Siria përbën një pengesë kryesore për paqen në Lindjen e Mesme. Në 5 muajt e fundit, tha presidenti Bush, demonstratat paqësore në Bejrut, zgjedhjet në Afganistan, Irak dhe në territoret palestineze, si dhe hapat drejt reformave demokratike në Egjipt dhe në Arabinë Saudite tregojnë një prirje drejt lirisë.

“Prirja është e qartë: Në Lindjen e Mesme dhe në gjithë botën, liria po marshon. Rruga përpara nuk do të jetë e lehtë dhe përparimi herë herë do të arrihet me ngadalë. Por Amerika, Evropa dhe partnerët tanë arabë duhet të vazhdojnë të gjitha përpjekjet në luftën kundër terrorizmit dhe në mbështetje të reformave demokratike.”

Presidenti Bush tha se kur liria dhe demokracia të hedhin rrënjë në Lindjen e Mesme, Amerika dhe e gjithë bota do të jenë më tepër të sigurta dhe në paqe.

XS
SM
MD
LG