Lidhje

Siria do të fillojë ridislokimin e trupave nga Libani për në Luginën Bekaa


Libani thotë se Siria do të fillojë ridislokimin e trupave nesër nga Libani për në Luginën Bekaa, pranë kufirit me Sirinë. Ministri i Mbrojtjes i Libanit, Abdul Rahim Mrad, tha se Siria do të fillojë nesër ridislokimin e trupave nga pjesa bregdetare dhe ajo qendrore e vendit, për në Luginën Bekaa, pranë kufirit me Sirinë, pas komenteve që bëri dje në Damask presidenti sirian Bashar-al Assad dhe presidenti libanez pro-sirian, Emil Lahoud.

Mbarë bashkësia ndërkombëtare e ritheksoi trysninë për tërheqjen e trupave siriane nga Libani, pas vrasjes më 14 shkurt të ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri. Opozita në Liban fajëson Beirutin dhe Damaskun për vrasjen, por qeveritë e të dyja këtyre vendeve kanë mohuar të kenë patur gisht në vrasje. Siria nuk ka bërë të njohur se kur do të përfundojë tërheqja dhe nuk ka bërë komente në se rreth 14 mijë trupat e saj në Liban do të tërhiqen plotësisht prej andej.

Shtëpia e Bardhë e ka kundërshtuar mungesën e një afati për tërheqjen e trupave dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tha sot se bashkësoia ndërkombëtare nuk do t’i pranojë, sipas fjalëve të tij, masat gjysmake të Damaskut.

XS
SM
MD
LG