Lidhje

Dërgohet në një spital të Romës gazetarja italiane që u  u mbajt peng në Irak


Një gazetare italiane që u lirua pasi u mbajt peng një muaj në Irak u dërgua në një spital të Romës, një ditë pasi forcat amerikane hapën zjarr kundër automjetit, me të cilin ajo po udhëtonte, duke plagosur atë dhe duke vrarë një oficer të sigurimit italian.

Zonja Sgrena u tha sot gazetarëve se kishte menduar që rreziku ishte larguar pas lirimit të saj, por papritur makina ishte goditur nga një breshërimë plumbash. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se forcat amerikane në një pikë kontrolli u përpoqën ta paralajmëronin shoferin të ndalonte dhe hapën zjarr kur ai nuk ju bind urdhërit.

Presidenti Bush i telefonoi kryeministrit të Italisë për t’i shprehur keqardhje për incidentin dhe premtoi se do të zhvillohet një hetim i plotë. Edhe ambasadori amerikan në Itali bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm të incidentit. Funerali shtetëror i punonjësit italian të zbulimit, Nicola Calipari do të zhvillohte të hënën.

Ministri i Jashtëm italian, Xhanfranko Fini, tha se incidenti nuk do të dëmtojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Italisë. Megjithatë, rreth 100 vetë demonstruan sot para ambasadës amerikane në Romë, duke dënuar hapjen e zjarrit nga forcat amerikane. Grupi mbikqyrës i lirisë së shtypit me bazë në Paris, ”Gazetarët pa Kufij”, bëri thirrje për një hetim të Kombeve të Bashkuara rreth incidentit, duke thënë se nuk i beson një hetimi nga ana e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG