Lidhje

Ish-presidenti Kuchma kthehet në Ukrainë, pas vetëvrasjes së ish-ministrit të brendshëm


Ish-presidenti ukrainas Leonid Kuchma u kthye nga Republika Çeke, një ditë pas vetëvrasjes së ish-ministrit të brendshëm, i cili njoftohet të ketë lënë një letër që implikon zotin Kuchma.

Autoritetet ukrainase thonë se ish-ministri i brendshëm Yuri Kravchenko vrau dje veten, pak para se prokurorët ta merrnin në pyetje për vrasjen e një gazetari. Ai ishte një nga dëshmitarët kryesorë për çështjen e vrasjes së gazetarit Georgy Gongadze, i cili u gjet me kokë të prerë pranë Kievit në vitin 2000.

Gazetari kishte kritikuar ashpër ish-presidentin ukrainas Kuchma dhe në njoftimet e tij akuzonte për korrupsion administratën. Zoti Kuchma ishte akuzuar se kishte patur rol në vrasjen e gazetarit, por mohoi dje përsëri çdo lloj përfshirjeje.

Zyrtarët thonë se zoti Kravchenko kishte lënë një letër ku fajësohej zoti Kuchma dhe përkrahësit e tij për vendimin e tij për vetëvrasje.

Vdekja e zotit Kravcheko erdhi vetëm pak ditë pasi mautoritetet arrestuan dy persona të tjerë të lidhur me ministrinë e brendshme të akuzuar për përfshirje direkte në vrasjen e zotit Gongadze.

XS
SM
MD
LG