Lidhje

Mijëra italianë i dhanë lamtumirën agjentit të vrarë në Irak


Në Romë, mijra njerëz morën pjesë në funeralin shtetëror të një agjenti italian të zbulimit, i vrarë nga forcat amerikane në Irak. Shumë njerëz të tjerë e ndoqën ceremoninë në televizion.

Vrasja e Nicola Caliparit ka zemëruar shumë italianë, të cilët e kanë kundërshtuar dërgimin e trupave italiane në Irak. Zoti Calipari kishte organizuar lirimin e gazetares së rrëmbyer italiane Giuliana Sgrena dhe po kthehej me të në Aeroportin e Bagdatit të premten pasdite, kur trupat amerikane qëlluan mbi makinën e tyre kur ajo po i afrohej një postblloku. Versionet e dhëna rreth incidentit janë të ndryshme.

Zonja Sgrena ka thënë se trupat amerikane kishin vënë atë në shënjestër pasi italianët kishin paguar një shpërblim për lirimin e saj, praktikë që Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se sugjerimi i zonjës Sgrena është absurd. Shtetet e Bashkuara e quajtën ngjarjen një incident të dhimbshëm dhe Presidenti Bush ka dhënë urdhër për hetime të plota.

XS
SM
MD
LG