Lidhje

Kryeministri i Kosovës dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga Gjykata e Hagës


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pas akuzave për krime lufte nga gjykata e Hagës.

Zoti Haradinaj deklaroi sot se po largohet vullnetarisht dhe do të niset për në Hagë për t’u përballur me akuzat. Gjykata e Hagës nuk i ka bërë ende publike akuzat ndaj tij.

Gjykata kishte kohë që hetonte zotin Haradinaj për rolin e tij si një prej komandantëve të UÇK-së, gjatë konfliktit në fund të viteve ’90.

Autoritetet serbe e kanë akuzuar zotin Haradinaj për krime kundër banorëve serbë. Zoti Haradinaj u zgjodh Kryeministër i Kosovës vitin e kaluar.

Forcat paqeruajtëse të Natos në Kosovë kanë shtuar masat e sigurisë në përgjigje të zhvillimeve të fundit.

XS
SM
MD
LG