Lidhje

Irak: Gjenden trupat e 41 personave që mund të jenë ekzekutuar nga kryengritësit


Autoritetet irakiane kanë gjetur trupat e dekompozuar të 41 personave, që mendohet të jenë ekzekutuar nga kryengritësit në dy zona të ndryshme të Irakut.

Zyrtarët thanë se 15 burra dhe gra, të gjithë me koka të prera, u gjetën dje në jug të Bagdatit.

Sot, trupat e të paktën 26 personave të tjerë me rroba civile u gjetën afër qytetit Kaim, jo larg kufirit me Sirinë. Disa prej tyre u gjetën të ekzekutuar disa të tjerë me koka të prera.

Një deklaratë e vendosur në internet thotë se grupi terrorist i Abu Musab al-Zarkauit ka marrë përgjegjësinë për një shpërthim me kamion bombë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe një hoteli që përdoreja nga perëndimorët.

Të paktën tre persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën. Ambasada amerikane tha se 30 kontraktorë amerikanë që qëndronin në hotel ishin midis të plagosurve.

Po në Bagdat, persona të armatosur qëlluan një autokolonë ku ndodhej ministri irakian i planifikimit. Ai shpëtoi pa u dëmtuar por një nga trupërojet e tij u vra.

Ndërsa nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në Bagdat u vra një ushtar amerikan dhe u plagos një tjetër.

XS
SM
MD
LG