Lidhje

Dështojnë bisedimet ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve për dorëzimin e sigurimit të dy qyteteve të rëndësishme


Dy raundet e bisedimeve që u zhvilluan sot mes izraelitëve dhe palestinezëve për t’u dorëzuar sigurimin e qyteteve Xheriko dhe Tulkarem palestinezëve dështuan duke e vonuar kështu procesin e transferimit.

Të dyja palët thanë se pengesa më e madhe është pranimi nga Israeli për të hequr postblloku kryesor në hyrje të Xherikos

Zyrtarë nga të dyja palët thanë se pengesa më e madhe është nëse Israeli do të bjerë dakord ta heqë postblloku kryesor në hyrje të Xherikos.

Dorëzimi i Xherikos dhe Tulkaremit pritej të bëhej brenda disa ditësh, por tani nuk është e qartë se kur do të realizohet.

Izraeli ra dakord të tërhiqej në një takim të nivelit të lartë mes palestinezëve dhe izraelitëve muajin e kaluar në Egjipt, por ka pasur vonesa për shkak të një shpërthimi vetëvrasës nga palestinezet para 12 ditësh në Tel Aviv që shkakoi vdekjen e katër personave.

Transferimi do të ishte hapi i parë në kuadrin e tërheqjes së planifikuar izraelite nga 5 qytete të Bregut Perëndimor.

XS
SM
MD
LG