Lidhje

Irak: Katër policë të vrarë nga dhuna e kryengritësve në Bagdat


Kryengritësit në Irak intensifikuan sot fushatën e tyre të dhunës, duke sulmuar pjesëmarrësit në funeralin e një shiiti në Mosul dhe duke vrarë 4 oficerë të policisë në Bagdad.

Dëshmitarët në qytetin verior të Mosulit thanë se një autor sulmesh vetëvrasëse hyri në një shërbim funerali në një xhami dhe aktivizoi lëndën shpërthyese duke shkaktuar vdekjen e të paktën 19 vetave. Zyrtarët e spitalit thanë se dhjetra njerëz u plagosën dhe numri i të vrarë pritet të rritet.

Në Bagdad, një deklaratë e publikuar në Internet, që i atribuohej grupit terrorist të Abu Musab al-Zarkawit, merte përgjegjësinë për vdekjen e 3 policëve, përfshirë një shef të policisë lokale. Në një lagje tjetër të Bagdadit, persona të panjohur e të armatosur vranë policin e katërt.

Në frontin politik, Aleanca e Bashkuar Irakiane e mbizotëruar nga shitët dhe një koalicion kurd njoftohet të jetë afër një marrëveshjeje në bazë të së cilës do të emërohet një qeveri e re kur Asambleja Kombëtare të mblidhet për herë të parë të mërkurën tjetër.

XS
SM
MD
LG