Lidhje

SHBA: qyteti Des Moines-provë e bashkëekzistencës së karrierës me jetën familjare


Këtu në Shtetet e Bashkuara ndodhet një qytet, ku shanset janë që, në se fillon punë aty, 70 përqind, shefja është grua. Ky qytet ka përqindjen më të madhe të grave drejtuese në Shtetet e Bashkuara.

Sikurse shumë gra punonjëse, ish banores së New Yorkut, Ane Grim, i ishte mbushur mendja se po kalonte më shumë kohë në punë se sa me fëmijët e saj.

“Gjithnjë ndihesha si e shpërndarë, sikurse po humbisja diçka që nuk mund ta gjeja përsëri,” thotë Ana. Derisa i erdhi një ofertë.

“Më telefonoi dikush që më përmendi bankën Wells Fargo dhe mu duk një ide tërheqëse. Qyteti i shte Des Moines. Sikur u stepa,” thotë Ana.

Por ajo dhe shumë nëna të tjera u shpërngulën për në Des Moines ku tre të katërtat e drejtueseve janë gra. Zonja Grim dhe Nora Everett, një avokate nga Washingtoni e vendosur në Des Moines, shpjegojnë përshtypjet nga ky qytet.

”Është një vend ku mund t’i kesh të gjitha,” thotë zonja Grim. “Këtu mund të shkosh të vizitosh fëmijët në park apo t’i dërgosh ata tek doktori, ose nëse të marrin në telefon nga shkolla se fëmija është sëmurë, t’i mundë të shkosh dhe t’i marrësh ata.”

Brenda 10 minutash nënat punonjëse mund të shkojnë në anën tjetër të qytetit. Shteti Iowa, sikurse shumë vende të tjera të pjesës qendrore, ka një traditë të gjatë të grave që punojnë përkrah burrave. Kryeqyteti Des Moines ishte i pari në SHBA që stërviti gratë për në ushtri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kompanitë këtu u japin shumë përfitime punonjëseve gra..si klasa gjimnastike biles edhe një vend për nënat me bebe.

"Popullata në vendet rurale po bie dhe një nga mënyrat për të stabilizuar dhe mbajtur atë është sjellja e njerëzve me dije nga vendet e tjera." thotë Profesori Wright i Universitetit Dreik.

Plotësimi i kushteve për të patur më shumë kohë për familjen ka arritur që t’i mbajë këto punonjëse atje.

XS
SM
MD
LG