Lidhje

Shtetet e Bashkuara mbështesin propozimin evropian për nxitje ekonomike të Iranit


Shtetet e Bashkuara thanë se do ta mbështesin propozimin evropian që i ofron Iranit nxitje ekonomike për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor.

Këtë ndryshim në politikën amerikane e bëri sot të njohur Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice. Ajo tha se Washingtoni do ta lejojë Iranin të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregëtisë dhe të blejë pjesë këmbimi për avionë.

Zonja Rice tha se ky vendim tregon se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ndërmarrin hapa praktike për të mbështetur përpjekjet e evropainëve për të siguruar bashkëpunimin e Iranit përmes mjeteve diplomatike.

Po sot, Britania, Franca dhe Gjermania i thanë Bashkimit Evropian se do ta mbështesinin idenë e dërgimit të rastit të Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në se dështojnë bisedimet për ta bindur këtë vend t’i japë fund veprimtarisë për pasurimin e uraniumit. Washingtoni e akuzon Teheranin se përpiqet të prodhojë fshehurazi armë bërthamore, akuzë të cilën Irani nuk e pranon.

XS
SM
MD
LG