Lidhje

Ambasadori i Afganistanit pritet të emërohet në postin e kryediplomatit të Irakut


Presidenti Bush ka në plan të emërojë Zalmay Khalilzadin në postin e ambasadorit amerikan në Irak.

Zoti Khalilzad, një afgano-amerikan është aktualisht ambasador i Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Zyrtarë të lartë të administratës thonë se zoti Khalilzad është personi që presidenti ka zgjedhur për të zëvendësuar John Negroponten në postin e vështirë të ambasadorit në Bagdad. Njoftimi nuk është bërë ende zyrtarisht. Presidenti e ka emëruar zotin Negroponte në postin e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 2003, Presidenti Bush i kërkoi zotit Khalilzad të mbikqyrte zgjedhjet dhe përpjekjet për rindërtimin e Afganistanit. Më parë ai ishte një nga këshilltarët kryesorë të sigurisë kombëtare në administratën e Presidentit Bush.

XS
SM
MD
LG