Lidhje

Irani hedh poshtë propozimin për nxitje ekonomike


Teherani e hodhi poshtë propozimin e Sheteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane për t’i ofruar nxitje ekonmike Iranit në shkëmbim të braktisjes së veprimtarive bërthamore.

Irani e mori këtë vendim një ditë pasi Washingtoni bëri të njohur një ndryshim në politikën amerikane, duke thënë se nuk do ta kundërshtojë kërkesën e Iranit për t’u pranuar në Organizatën Botërore të Tregëtisë dhe do të lejojë shitjen e pjesëve të këmbimi për avionë civilë Teheranit.

Sot në Teheran, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se nuk e pranon ofertën e Washingtonit, duke shtuar se kufizimet për të drejtën e Teheranit për të blerë pjesë këmbimi për avionë dhe për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregëtisë nuk duhej të ishin vënë fare.

Në një artikull të gazetës Washington Post thuhet se zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë mund të duan të presin deri në zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në muajin qershor, për të marrë një përgjigje përfundimtare nga Teherani.

XS
SM
MD
LG