Lidhje

Ukraina do të fillojë tërheqjen e trupave nga Iraku


Ministria ukrainase e Mbrojtjes thotë se do të fillojë një tërheqje prej tri fazash të trupave të saj nga Iraku javën e ardhshme.

Agjencia e lajmeve Interfax njoftonte sot se 150 ushtarë do të largohen të martën nga Iraku dhe se dy tërheqje të tjera të planifikuara për në Maj dhe Tetor do t’i japin fund pranisë ushtarake të Ukrainës në Irak.

Lufta e Irakut është kundërshtuar nga opinioni publik në Ukrainë dhe presidenti i ri Victor Yushchenko kishte premtuar t’i tërhiqte 1 mijë e 650 trupat ukrainase, nëse zgjidhej.

Ndërkohë, Bullgaria thotë se forcat amerikane e kanë pranuar përgjegjësinë për vrasjen gabimisht të një ushtari bullgar në Irakun jugor para një jave.

Sipas ministrisë bullgare të mbrojtjes, ushtria amerikane tha se vrasja ishte ishte bërë gabimisht, por se trupat amerikane nuk kishin arritur ta identifikonin me kujdes objektivin dhe hapën zjarr pa paralajmërim. Deri tani nuk ka patur konfirmim nga ushtria amerikane.

XS
SM
MD
LG