Lidhje

Një tjetër i akuzuar për krime lufte i dorëzohet Hagës


Një tjetër figurë ushtarake e akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi po dorëzohet në Gjykatën e Hagës. Ai është Gojko Jankoviç, ish-udhëheqës ushtarak që ka qëndruar i fshehur për më tepër se 5 vjet dhe që sot iu dorëzua autoriteteve të serbëve të Bosnjes në qytetin e Banja Llukës. Pritet që ai t’i dorëzohet nesër Gjykatës së Hagës.

Gjykata thotë se gjatë luftrave në Ballkan në vitet 90, ushtarët nën komandën e zotit Jankoviç arrestuan një grup grash në qytetin e Focës të cilat i keqtrajtuan e përdhunuan gjatë marrjes në pyetje.

Zoti Jankoviç është i gjashti serb i Bosnjes në më pak se dy muaj që dorëzohet në Gjykatën e Hagës. Megjithatë, dy të dyshuarit kryesorë për krime lufte që kërkohen nga Gjykata, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, vazhdojnë të qendrojnë të fshehur.

XS
SM
MD
LG