Lidhje

Irak: Një grup i panjohur merr përgjegjësinë për sulmet ndaj një funerali


Një grup i panjohur më parë në Irak ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bombë të javës së kaluar ndaj pjesëmarrësve të një funerali që la 50 të vrarë dhe 80 të plagosur.

Në një deklaratë të publikuar sot në internet, ky grup thotë se e ka kryer sulmin për të treguar kundërshtimin e tij ndaj shiitëve, të cilët është në plan të marrin kontrollin e qeverisë irakiane këtë javë.

Në një tjetër, zhvillim, zyrtarët amerikanë në Irak thonë se dy civilë amerikanë, të cilët punonin për një firmë private sigurimi u vranë dhe një i tretë u plagos nga shpërthimi i një bombe në jug të Bagdatit.

Ndërkohë, negociatorët kurdë thonë se po i afrohen arritjes së një marrëveshjeje me aleancën e mbizotëruar nga shiitët, për formimin e një qeverie koalicioni. Negociatori kurd Fuad Masoum tha se bisedimet do të rifillojnë nesër në Bagdad, dy ditë para takimit të Asamblesë Kombëtare Irakiane, e cila mban takimin e saj të parë që nga zgjedhjet e janarit.

XS
SM
MD
LG