Lidhje

Kofi Anan në Lindjen e Mesme


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan mbërriti në Lindjen e Mesme për bisedime rreth përparimit të procesit të paqes.

Zoti Annan u takua me kryeministrin izraelit Ariel Sharon sot në Jeruzalem dhe ka në plan të shkojë të hënën në Qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor për tu takuar me kryeministrin palestinez Mahmud Abbas.

Udhëheqësit botërorë kanë shprehur shpresë për procesin e paqes që nga takimi i nivelit të lartë të muajit të kaluar mbi Lindjen e Mesme ku zoti Sharon dhe zoti Abbas deklaruan fundin e dhunës katër vjeçare.

Procesi u ndesh me një pengesë këtë javë kur bisedimet rreth transferimt të masave të sigurisë nga ana e Izraelit në disa qytete të Bregut Perëndimor përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje.

Ndërkohë qeveria Izraelite thotë se do të heqë 24 vendbanime hebraike të paligjshme të ndërtuara në Bregun Perëndimor që nga ardhja në fuqi e zotit Sharon në mars 2001.

XS
SM
MD
LG