Lidhje

Papa del nga spitali


Papa Gjon Pali u kthye në Vatikan pas mjekimit në një spital të Romës për probleme në frymëmarrje.

Shenjtëria e tij shkoi të djelën në Vatikan duke udhëtuar nëpër rrugë të mbushura me dashamirës që brohorisnin.

Të djelën Papa u foli shkurtimisht nga dritarja e spitalit besimtarëve që ishin grumbulluar atje për ta përshëndetur. Ishte hera e parë që udhëheqësi shpirtëror i Kishës Katolike flet në publik qëkur u operua muajin e kaluar. Duke folur me një zë të ngjirur, Papa i falënderoi besimtarët që kishin ardhur për ta parë, dhe u uroi atyre Ditën e Diel.

Më 24 shkurt, mjekët kryen një ndëryrje kirurgjike në grykë për t’i lehtësuar vështirësitë në frymëmarrje që ishin rënduar për shkak të gripit dhe sëmundjes Parkinson. Vatikani thotë se Papa ndjehet aq mirë fizikisht, saqë do të vazhdojë ta mëarrë veten në shtëpi. //az//
XS
SM
MD
LG