Lidhje

Gjykata e Hagës ngre akuza kundër Lube Buçkovskit


Gjykata e Hages akuzoi sot ish-ministrin e brendshem maqedonas, Lube Boshkovski, per krime lufte.Kjo u be e ditur sot ne Shkup nga zedhenesja e Ministrise se Drejtesise ne Maqedoni, Mirjana Ilievska. Zedhenesja tha se autoritetet maqedonase jane njoftuar sot per aktakuzen e Gjykates se Hages te ngritur ndaj ish-ministrit te brendshem maqedonas Lube Boshkovskin dhe ndaj Johan Tarçullovski, truproje e ish-presidentit maqedonas Boris Trajkovski.

Sipas saj, aktakuzat ngarkojne ish-ministrin Boshkovski per dhenien e urdherit per vrasjen e 10 civileve shqiptare ne fshatin Luboten te Shkupit, gjate konfliktit te vitit 2001. Ministria e Drejtesise theksoi se personi i dyte i akuzuar gjate dites eshte arrestuar nga policia maqedonase.

Ish-udhëheqësi ushtarak i sërbëve të Bosnjes, Gojko Jankoviç, shkoi sot në Hagë ku do të përballet me akuza të ngritura nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte. Prokurorët thonë se Gojko Jankoviç dhe ushtarët nën komandën e tij përdhunuan dhe torturuan gra myslimane në qytetin e Foçës në luftën në Bosnje në periudhën 1992-95. Ai është sërbi i gjashtë që dorëzohet në Gjykatën Ndërkomëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi në më pak se 2 muaj. Zoti Jankoviç, iu dorëzua dje autoriteteve të serbëve të Bosnjes në qytetin e Banja Llukës. Vendet perëndimore u kanë bërë presion autoriteteve sërbe të Bosnjes që të ekstradojnë personat e dyshuar për krime lufte, përfshirë dy të dyshuarit kryesorë, që i kanë shpëtuar drejtësisë për një kohë të gjatë. Ata janë ish udhëheqësi sërb i Bosnjes, Radovan Karaxhiç, dhe ish komandanti i ushtrisë, Ratko Mlladiç.

XS
SM
MD
LG