Lidhje

Irak: Politikanë kurdë e shiitë në përpjekje për një qeveri koalicioni


Politikanë kurdë dhe shiitë po vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për një qeveri koalicioni para se parlamenti i ri të zhvillojë të martën takimin e tij të parë.

Të dyja palët zhvilluan të hënën një tjetër raund bisedimesh, por nuk dhanë hollësi nëse është bërë përparim.

I dërguari kurd, Qubad Talabani, thotë se negociatorët kurdë kërkojnë që shumica shiite të japë hollësi lidhur me programin e tyre fetar dhe politik për Irakun Verior para se kurdët të bien dakord për krijimin e një koalicioni qeverisës.

Ai thotë se kurdët kërkojnë garanci për një qeveri laike, si dhe që qindra mijëra kurdët e përzënë nga Kirkuku nën sundimin e Sadam Husseinit të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se të hënën u vra një marins amerikan, ndërsa kryente një operacion sigurimi në provincën me trazira Al-Anbar, në perëndim të Bagdadit. //az//
XS
SM
MD
LG