Lidhje

Departamenti i Shtetit dënon përpjekjet për atentat ndaj Presidentit Rugova


Departamenti amerikan i Shtetit dënoi atentatin e sotëm ndaj Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Zëdhënësi Adem Ereli tha sot se është e rëndësishme që të kapen autorët dhe se sulmi nuk do t’i pengonte përpjekjet për reforma në Kosovë.

Presidenti Rugova i shpëtoi një atentati, kur një bombë, e vendosur në një kosh plehrash, shpërtheu sot herët në mëngjes, ndërsa vargu i makinave me të cilin ai udhëtonte po kalonte në Prishtinë.

Zyrtarët e sigurisë thonë se eksplozivët u aktivizuan me telekomandë. Askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, që dëmtoi një nga makinat dhe plagosi lehtë dy persona. Presidenti Rugova po shkonte në një takim me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana i cili shprehu tronditjen e tij për atentatin. Edhe kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen u shpreh i indinjuar.

XS
SM
MD
LG