Lidhje

Mbi Ljube Boshkovskin rëndojnë tre akuza për krime lufte


Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë thotë se e ka akuzuar ish-ministrin e brendshëm të Maqedonisë për krime të kryara gjatë konflikteve të Ballkanit në vitet 1990.

Sipas dokumentit, për të cilin gjykata tha se ishte akt-padia përfundimtare, mbi Ljube Boskovskin dhe një oficer të policisë maqedonase rëndojnë nga tre akuza për krime lufte.

Gjykata thotë se zoti Boskovski nuk arriti të hetojë dhe të ndëshkojë vrasjen nga ana e policisë të shtatë shqiptarëve dhe rrahjen e dhjetra të tjerëve pranë Shkupit në gusht të vitit 2001. Zoti Boshkovski ndodhet aktualisht në një burg të Kroacisë, nën akuza që nuk kanë lidhje me ato të Hagës.

Në një zhvillim tjetër, ish lejtnanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjës Drago Nikolic u dorëzua sot tek autoritetet serbe. Ai pritet të shkojë të enjten në Hagë për t’u përballur me akuza që lidhen me masakrimin e mbi 7 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995.

XS
SM
MD
LG