Lidhje

Bush: Grupi Hezbollah mund të përfshihet në jetën politike të Libanit


Presidenti Bush tha se grupi ekstremist libanez Hezbollah mund të përfshihet në jetën politike të vendit, pavarësisht nga e kaluara e tij terroriste. Megjithatë, ai tha se Hezbollahu duhet më parë të çarmatoset dhe më pas të mbështesë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Presidenti foli sot në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Mbretit Abdullah të Jordanisë, i cili ndodhet për vizitë në Uashington. Shtetet e Bashkuara dhe Jordania së bashku me Bashkimin Evropian dhe Arabinë Saudite janë angazhuar në një trysni të fuqishme diplomatike për të detyruar Sirinë të tërhiqet nga Libani.

Po sot në Beirut agjentë të sigurimit sirian filluan të evakuojnë zyrat në kryeqytetin libanez, një ditë pas një proteste masive të opozitës e cila kërkonte që t’i jepet fund pranisë ushtarake të Sirisë në këtë vend.

Opozita libaneze fajëson Damaskun dhe qeverinë pro-siriane të Beirutit për vrasjen, por të dyja qeveritë e mohojnë përfshirjen në këtë vrasje. Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ishte sot për një vizitë të papritur në Damask, ku zhvilloi bisedime me presidentin e Sirisë Bashar al-Asad, ku siç thonë diplomatët, u diskutua tërheqja siriane.

XS
SM
MD
LG