Lidhje

Përfundojnë bisedimet e Beogradit për të zhdukurit e luftës


Zyrtarët serbë dhe ata shqiptarë të Kosovës nënshkuan një marrëveshje dhe ranë dakort të vazhdojnë kontaktet pas bisedimeve në Beograd lidhur me fatin e mijëra personave të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1990.

Zyrtari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Francois Stamm, i cili kryesoi bisedimet tha se të dyja palët ranë dakort të pranojnë listën e organizatës së tij si referencë me gati 3 mijë persona të zhdukur. Ai u shpreh me optimizëm për bisedimet dhe tha se pjesmarrësit ranë dakort të takohen përsëri më 9 qershor në Prishtinë.

Administratori i Kombeve të Bashkuara Soren Jessen Petersen mirëpriti rifillimin e bisedimeve dhe u bëri thirrje pjesëmarrësve që ato të kryen në mënyrë konstruktive. Këto bisedime mbi këtë çështje ishin të parat në gati një vit pasi u ndërprenë për shkak të dhunës së marsit të kaluar që la 19 të vdekur dhe qindra të plagosur.

XS
SM
MD
LG