Lidhje

Paul Wolfowitz në postin e drejtuesit të ri të Bankës Botërore?


Presidenti Bush thotë se do të emërojë Paul Wolfowitz në postin e drejtuesit të ri të Bankës Botërore.

Zoti Wolfowitz aktualisht është nën-sekretar mbrojtjeje dhe ka luajtur rol-kyç në planet për luftën e Irakut.

Ish-profesor universiteti, ai ka përvojë të madhe në qeveri dhe dikur ka shërbyer si ambasador në Indonezi.

Emërimi i tij duhet të miratohet nga vendet-anëtare të Bankës Botërore.

Në rast se miratohet kandidatura e tij, zoti Wolfowitz do të zëvendësonte drejtorin e tanishëm, James Wolfenson, i cili është shprehur se do të largohet nga Banka Botërore me përfundimin e mandatit të dytë më 1 qershor. //az//



XS
SM
MD
LG