Lidhje

Amnesty International kritikon UNMIK-un dhe KFOR-in


Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, shprehu të enjten shqetësimin e saj për mungesën e përgjegjësisë si nga UNMIK-u ashtu edhe nga KFOR-i i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, si dhe për refuzimin e tyre të vazhdueshëm për të pranuar përgjegjësinë që nuk ishin në gjendje të mbronin pakicat gjatë trazirave etnike me dhunë në Kosovë më 17 dhe 18 mars të vitit të kaluar.

Një vit pas këtyre ngjarjeve, Amnesty International, vazhdon t’u bëjë thirrje UNMIK-ut dhe KFOR-it, si dhe disa qeverive të vendeve të NATO-s të publikojnë rezultatet e hetimeve lidhur me ngjarjet e Marsit 2004, gjatë të cilave personeli ushtarak apo zyrtarët e ruajtjes së rendit ose bashkëpunuan me autorët e dhunës ose ishin përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe duhet të nxirren para drejtësisë.

Nga ana tjetër, Amnesty International, përshëndet përparimin e bërë nga policia e UNMIK-ut për të nxjerrë para drejtësisë 179 individë, pjësëmarrës në trazira.

XS
SM
MD
LG