Lidhje

Rice: Rrjeti klandestin bërthamor të shkatërrohet plotësisht


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice thotë se një rrjet klandestin i drejtuar nga një shkencëtar pakistanez për t’u dhënë vendeve të tjera teknologji bërthamore, duhet të shkatërrohet krejtësisht.

Ajo tha në një konferencë për shtyp në Islamabad se Washingtoni do që të sigurohet që edhe tentakulat e rrjetit të udhëhequr nga Abdul Qadeer Khan të eliminohen.

Zonja Rice i bëri komentet pas bisedimeve të sotme me Presidentin Pervez Musharraf, në kuadrin e vizitave të saj në vendet aziatike. Ajo tha se zoti Khan përbën një kërcënim jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për rajonin e Azisë së Jugut dhe komunitetin ndërkombëtar.

Zoti Khan dhe Pakistani e kanë prenuar se rrjeti i tij furnizonte me teknologji bërthamore dhe centrifuga Iranin dhe me teknologji bërthamore Libinë dhe Korenë e Veriut.

Zoti Khan është nën arrest shtëpiak në Islamabad, por Pakistani nuk i ka lejuar hetuesit e huaj që ta marrin atë në pyetje.

XS
SM
MD
LG