Lidhje

Fraksionet palestineze deklarojnë armëpushim me kushte me Izraelin


Fraksionet palestineze deklaruan një armëpushim me kushte me Izraelin dhe u angazhuan të ndalin sulmet nëse Izraeli bën të njëjtën gjë.

Kryeministri izraelit Ariel Sharon e përshëndeti njoftimin, duke e quajtur një hap të parë pozitiv.

Ekstremistët palestinezë dhe zyrtarë të lartë thanë në një takim në Kairo se marrëveshja është një zgjatje e afatit të armëpushimit të arritur muajin e kaluar, por do të skadojë në fund të vitit 2005 nëse Izraeli nuk i liron të burgosurit dhe nuk bën lëshime të tjera.

Izraeli tha se do ta respektojë armëpushimin përsa kohë ekstremistët palestinezë nuk kryejnë sulme. Megjithatë zyrtarët përsëritën kërkesat që palestinezët të shpërbëjnë grupet eksstremiste.

XS
SM
MD
LG