Lidhje

Irak: Vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë


Udhëheqësit politikë shiitë dhe kurdë në Irak thonë se qeveria e re mund të formohet brenda disa javëve të ardhëshme, ndërkohë që vazhdojnë negociatat për përbërjen e saj.

Jawad al-Maliky i Aleancës së Bashkimit Irakian të dominuar nga shiitët u tha gazetarëve sot se Asambleja Kombëtare ka të ngjarë të mblidhet përsëri të enjten e ardhëshme dhe të votojë për presidentin e propozuar, për kryeministrin dhe kabinetin.

Por disa politikanë të tjerë kanë dhënë një afat pak më të gjatë, duke thënë se parlamenti nuk do të mblidhet deri të shtunën e ardhëshme.

Asambleja e re kalimtare bëri betimin të mërkurën, por qeveria nuk u miratua pasi politikanët shiitë dhe kurdë nuk kanë arritur të bëjnë kompromis për një sërë çështjesh.

Disa irakianë kanë humbur durimin për zgjatjen e bisedimeve, pasi miliona zgjedhës i sfiduan kryengritësit dhe rreziqet e sulmeve dhe dolën për të votuar më 30 janar.

XS
SM
MD
LG