Lidhje

Vazhdojnë ritmet e plakjes së mëtejshme të popullsisë së Evropës


Në një studim të ri të Bashkimit Evropian thuhet se rënia e numrit të lindjeve dhe rritja e numrit të të moshuarve, mund të kenë një ndikim dramatik në gjithë Bashkimin Evropian.

Dokumenti i Komisionit Evropian, që u publikua dje thotë se Evropa ka nevojë për politika më të favorshme për familjet, ndërsa numri i njerëzve në moshë për punë, vazhdon të bjerë. Sipas studimit, pjesa e popullsisë që është në moshë për punë pritet të bjerë me pothuajse 21 milionë deri në vitin 2030. Të dhënat e raportit tregojnë se Bashkimi Evropian pritet të ketë 35 milionë persona mbi moshën 80 vjeç, por 18 milionë më pak fëmijë deri në vitin 2030.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për punësimin, ish kryeministri çek Vladimir Spidla tha se ky problem nuk mund të zgjidhet thjesht me rrugë politike, por duhen siguruar edhe përfitime që kanë lidhje me kujdesin për fëmijët dhe leje lindjeje për të dy prindërit.

XS
SM
MD
LG