Lidhje

Ambasadori amerikan në OSBE bën thirje për gjetjen e autorëve të atentatit ndaj presidentit Rugova


Ambasadori amerikan në OSBE, Stephan Minikes, tha se Shtetet e Bashkuara duan që autorët e atentatit kundër Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të kapen sa më shpejt që të jetë mundur. Ambasadori Minikes, i tha dje organizatës në Vienë se dhuna e çdo forme nuk do të tolerohet dhe se ajo mund të dëmtojë të ardhmen e Kosovës”. Ai tha se Shtetet e Bahskuara do të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën, ndërkohë që kjo e fundit përgatitet për një vlerësim të përgjithshëm të plotësimit të standarteve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare. Ambasadori amerikan pranë OSBE-së bëri gjithashtu thirrje që të gjithë në Kosovë të ruajnë qetësinë që përgjithësisht ka mbizotëruar atje pas dorëzimit vullnetarisht të ish-kryeminsitrit Ramush Haradinaj në Gjykatën e Hagës më 9 mars.

Ambasadori Minikes mbi zgjedhjet e 13 marsit në Maqedoni

Ambasadori Minikes tha se Shtetet e Bashkuara janë dakord me vëzhguesit ndërkombëtarë se zgjedhjet e 13 marsit në Maqedoni përmbushën shumicën e standarteve të OSBE-së, por pa arritur të garantojnë parimet universale të barazisë dhe fshehtësisë së votës. Ai tha se procesi i votimit në shumë zona zgjedhore u zhvillua përgjithësisht pa probleme e dhunë. Megjithatë ambasadori Minikes tha se ambasada amerikane në Maqedoni dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë kanë vënë re parregullsi të tilla si raste të shumta të votimit të familjarëve për njëri-tjetrin apo me autorizim, votime të hapura në grup, mbushje të kutive, vjedhje të fletëvotimeve dhe kutive, lista të panënshkruara votimi dhe frikësim të votuesve. Ambasadori Minikes tha se problem tjetër ka qenë njëanshmëria e mjeteve të informimit dhe se procedurat e caktimit të anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk kanë qenë në përputhje me parimet e një organi të pavarur juridik. Ambasadori amerikan pranë OSBE-së u bëri thirrje autoriteteve maqedonase të hetojnë energjikisht çdo thyerje të ligjit të ndodhur gjatë votimeve dhe madje para zhvillimit të raundit të dytë me 27 mars. Ai u bëri gjithashtu thirrje autoriteteve maqedonase të shqyrtojnë dhe të hetojnë plotësisht çdo apelim të bërë në komuna në lidhje me procesin zgjedhor.

XS
SM
MD
LG