Lidhje

Dilema morale e përpjekjeve për të mbajtur gjallë një paciente pa shpresë shërimi


Rasti i Terri Schiavo-s një paciente me trurin e dëmtuar, e cila është mbajtur gjallë për 15 vjetët, ka ngjallur një debat lidhur vdekjen në Amerikë. A është shoqëria e detyruar ta mbrojë jetën me çdo çmim? Apo ka një pikë, kur natyra duhet lënë të vazhdojë kursin e saj? Kush vendos për këtë?

Në vitin 1990, Terri Schiavo ishte 26 vjeç, kur papritur i pushoi zemra. Ky incident e la atë me një dëmtim të rëndë dhe të përhershëm në tru. Për 15 vjet me radhë, ajo ka jetuar në një dhomë spitali të Floridës, duke u ushqyer nëpërmjet një tubi vetëm për të mbijetuar. Bashkëshorti i saj Michael Schiavo ka thënë se Terri nuk do të kishte dashur të jetonte të jetonte në këtë mënyrë dhe ka kërkuar që t’i hiqet tubi i ushqimit. Prindërit e saj, Robert dhe Mary Schindler e venë në pikëpyetje motivin e Michael Schiavos me këtë rast, duke thënë se vdekja e Terry-it do ta lejonte atë të martohej me një grua tjetër, me të cilën ai ka dy fëmijë.

“Vajza jonë nuk është një lule plastike,” thotë nëna e saj. Familja Schindlers nuk e pranon diagnozën e mjekut të Terry Schiavos, se ajo është në gjendje të vazhdueshme vegjetimi, se ka humbur aktivitetin e trurit, se është e papërgjegjshme dhe se ka humbur aftësinë për të menduar dhe për të ndjerë. Ata e shohin që ajo është zgjuar dhe e ndjejnë që ajo shtrëngon dorën dhe e mendojnë këtë si një shenjë se ajo vazhdon të jetë e ndërgjegjshme.

Por sa e vërtetë është kjo? Janice Marie Vinicky, e Qendrës për Etikën në Qendrën e Sipiteleve të Washingotnit thotë se është e lehtë të gabosh duke i marrë këto funksione rudimentare si shenja të ndërgjegjes.

“Njerëzit që vazhdojnë me gjendjen e vazhdueshem të vegjetimit nganjëherë kanë cikle kur zgjohen nga gjumi. Ata zgjohen, hapin sytë, duket sikur të shohin. Kur hyjnë njerëz në dhomë ata hapin sytë dhe gjymtyrët e tyre fillojnë të lëvizin, por asnjë prej këtyre lëvizjeve nuk janë të qëllimshme dhe të vazhdueshme,” thotë mjekja Vinicky.

Kjo çështje iu dërgua për shqyrtim një gjykate të Floridës në vitin 2003. Gjykatësi mbajti anën e Michael Schiavos dhe dha vendimin që Terit t’i hiqet tubi i të ushqyerit. Ky urdhër i gjykatës është vonuar për shkak të pengesave ligjore. Guvernatori i Floridës Jeb Bush ndihmoi në miratimin e një ligjit të shtetit për t’ja rivënë zonjës Schiavo tubin. Ky ligj u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë e shtetit të Floridës.

Organizata pro-jetës, si Komiteti për të Drejtën e Jetës, ka organizuar mitingje dhe ka zhvilluar aktivitete lobiste që ligjet kombëtare të ndërhyjnë ndaj vendimit të gjykatës së Floridës. Dorothy Timbs është anëtare e Komitetit të së Drejtës Kombëtare të Jetës.

“Terri Shindler-Schiavo nuk është e sëmurë përgjithmonë. Ajo është tani një njeri me të meta. Dhe në se e sheh këtë çështje më me kujdes, ajo ka të bëjë edhe me të drejtat e njerëzve me të meta,” thotë zonja Timbs.

Mbrojtësit e çështjes së Teri Schiavos, thonë se qeveria federale duhet të ndërhyjë, veçanërisht në rastet kur ka dyshime lidhur me diagnozën, ose kur ka mosmarrëveshje mes pjesëtarëve të familjes. Por Janice Marie Vincly thotë se këto grupe nuk janë aq të interesuar në këtë proces se sa në rezultatin përfundimtar që do të ishte në përshtatje me pikëpamjet e tyre fetare dhe politike, pavarësisht nga cilësia dhe kosotja e jetës.

“Mendoj se ne do t’i kushtojmë shumë më tepër para shoqërisë dhe nuk jam e sigurtë se cila është në fund të fundit e mira e kësaj. Çfarë po përpiqemi ne të arrijmë? Cila është e mira e kësaj në fund të fundit? A kemi të bëjmë me ruajtjen e jetës dhe unë nuk kam këtu parasysh se si të sillemi me jetën, por a kemi të bëjmë me çdo lloj jete, me çfarëdo kostoje? Ne do të bëjmë gjithshka që është e mundur për të shpëtuar dikë, për sa kohë që do të mundemi,” thotë zonja Vinicky.

Çdo precedent i vënë në rastin e Teri Schiavos mund të ndikojë tek mijëra familje në Shtetet e Bashkuara, të cilat po përpiqen të luftojnë me dilema të ngjashme, tepër të dhimbshme: për të zgjatur funskionet minimale të jetës nëpërmjet teknologjisë mjekësore, ose për ta lënë një njeri të dashur të vdesë në paqe.

XS
SM
MD
LG