Lidhje

Sekretarja Rajs i bën thirje Phenianit të kthehet në bisedimet 6-palëshe


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs i bëri thirrje Koresë së Veriut t’u kthehet bisedimeve 6-palëshe lidhur me programin bërthamor të vendit komunist. Në një fjalim që mbajti sot në Tokio, sekretarja Rice tha se Koreja e Veriut duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve, në se, sipas fjalëve të saj, "ajo i ka marrë seriozisht propozimet tona dhe palëve të tjera në bisedime për ta çuar përpara mbarë procesin".

Zonja Rajs, e cila shkoi sot në Seul nga Japonia, ka në plan të takohet nesër me presidentin Roh Moo-Hyun si dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Që nga viti 2003, Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Rusia dhe dy Koretë kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh, që synojnë ta bindin Korenë e Veriut t’i japë fund aktivitetit bërthamor. Një raund i katërt bisedimesh, që ishte në plan të zhvillohej shtatorin e kaluar, u shty, Koreja e Veriut u tërhoq nga procesi i bisedimeve, duke thënë se ishte një qëndrim armiqësor i Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG