Lidhje

Protesta masive në Evropë me rastin e dy vjetorit të ndërhyrjes ushtarake në Irak


Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në Londër dhe qytete të tjera evropiane për të shënuar dyvjetorin e luftës në Irak me protesta kundër ndërhyrjes së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Sipas policisë, deri në 45 mijë persona morën pjesë në protestën më masive, të mbajtur në qendër të Londrës, që filloi në parkun Hyde, vazhdoi para ambasadës amerikane dhe përfundoi me një tubim dhe fjalime kundër luftës në Sheshin Trafalgar. Protestuesit mbanin në duar parrulla ku shkruhej: "100 mijë të vdekur”.

Kryeministri Tony Blair ka qenë aleati kryesor i Presidentit Bush në luftën e Irakut, një qëndrim që po vë në rrezik të ardhmen e tij politike, ndërsa Britania përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në Maj.

Demonstrata kundër luftës po mbahen gjithashtu edhe në qytete të tjera evropiane. Në Turqi rreth 10 mijë protestues u mblodhën vetëm në Stamboll dhe demonstrata u zhvilluan edhe që qytetet Adana dhe Ankara. Mijëra protestues kishin dalë në para ambasadës amerikane në Athinë, si dhe në Stokholm, duke kërkuar që trupat amerikane të largohen nga Iraku. Demonstrata u zhvilluan edhe në Romë, Oslo dhe Varshavë.

XS
SM
MD
LG