Lidhje

Pezull, shanset e Kroacisë për në Bashkimin Evropian në 2009

  • Barry Wood

Kroatët janë të zhgënjyer nga shtyrja e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian. Këto bisedime pritej të fillonin më 17 mars dhe t’i paraprinin anëtarsimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian së bashku me Bullgarinë dhe Rumaninë. Afati për pranim në vitin 2009 mund të mbetet në fuqi nëse arrihet ndonjë sukses në çështjen e Ante Gotovinës. Gjenerali në pension udhëhoqi operacionin e suksesshëm që largoi forcat serbe nga rajoni i Krajinës para 10 vjetësh. Por Gjykata e krimeve të luftës në Hagë e ka akuzuar gjeneralin Gotovina për vrasje dhe urdhëra për largime masive të civilëve. Qeveria kroate thotë se gjenerali nuk gjendet në Kroaci ndërsa Bashkimi Evropian thotë se Kroacia po e zvarris çështjen.

Kjo ka nxitur një valë ndjenjash kundër Bashkimit Evropian në Kroaci. Përkrahja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ra tre përqind këtë muaj dhe tani gjendet në nivelin 44 përqind. Kjo shifër pritet të bjerë më tej. Një sondazh i Universitetit të Zagrebit pasqyron mendimet e ndryshme të kroatëve për sa i përket Bashkimit Evropian dhe Gjeneralit Gotovina. 22 vjeçari Miroslav, student i shkencave informatike, thotë: ”Nuk e di nëse ekziston ndonjë kusht i pranueshëm për dorëzimin e gjeneralit Gotovina. Por si duhet ta dërgojmë ne atë në Hagë, nëse ai nuk dihet ku ndodhet ose ata nuk mund ta gjejnë.///

Një qytetar tjetër i Zagrebit i quajtur Branko ka një mendim të ngjashëm. ”Mendoj se ne kemi bërë çdo gjë që kemi mundur. Por nëse ai nuk është në Kroaci si mundemi ta çojmë ne në Hagë? Pra nuk mendoj se ne mund të bëjmë më shumë se ç’kemi bërë deri tani. Ky është thjesht një justifikim i Bashkimit Evropian për të shtyrë bisedimet për anëtarsim”. Për Brankon është shumë e rëndësishme që Kroacia të hyjë në Bashkimin Evropian sepse përndryshe ajo do të mbetet thjesht një ish republikë jugosllave pa status të caktuar.

Maria, një 17-vjeçare që do të fillojë universitetin këtë vit, e konsideron gjeneralin Gotovina si hero. Por ajo beson se ai duhet të shkojë në Hagë. ”Nuk e di, shprehet ajo, ne duhet ta gjejmë atë. Ai duhej të shkojë por është i pafajshëm. Ai duhet të shkojë atje dhe ta thotë këtë.”

Problemet lidhur me kërkimin e atyre që akuzohen për krime lufte gjatë shkatërrimit të ish-Jugosllavisë nuk hasen vetëm në Kroaci. Megjithë përpjekjet e mëdha, ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe udhëheqësi ushtarak Ratko Mladiç vazhdojnë të jenë në arrati.

Ndërsa në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj u akuzua nga gjykata e Hagës këtë muaj. Ai menjëherë dha dorëheqjen nga posti i tij, u dorëzua në Hagë dhe tha se ishte i pafajshëm ndaj akuzave për të cilat akuzohej.

Ish-udhëheqësi serb Sllobodan Milloseviç është duke u gjykuar në Hagë dhe mbahet i burgosur atje që prej tre vjetësh. //az//

XS
SM
MD
LG