Lidhje

Irak: një shpërthim vetëvrasës vret një zyrtar kundër korrupsionit


Në Irak, një shpërthim vetëvrasës shkaktoi të djelën vrasjen e një zyrtari që merrej me luftën kundër korrupsionit në qytetin verior të Mosulit. Disa orë më vonë, persona të armatosur sulmuan njerëzit që po merrnin pjesë në funeralin e policit të vdekur, duke vrarë dy prej tyre dhe duke plagosur të paktën 10 të tjerë. Autoritetet thanë se incidentet me dhunë filluan të djelën herët, kur një person ndezi një sasi eksplosivi të mbështjellë në trupin e tij, në një ndërtesë ku punonte zyrtari Walid Kashmoula. Në këtë sulm u plagosën edhe disa persona që ndodheshin aty pranë. Ekstremistë që kanë lidhje me Al-Kaidën morën përgjegjësinë për sulmin, në një faqe islamike të internetit. Ndërkohë, në Kirkuk, një ushtar amerikan u vra dhe tre të tjerë u plagosën, kur shpërtheu një bombë e vendosur në rrugë. Ndërsa, në qytetin e Samarës, autoritetet thanë se një polic u vra, kur disa njerëz të armatosur hapen zjarr nga një makinë. //az//
XS
SM
MD
LG