Lidhje

Rice takohet në Pekin me kryeministrin kinez, Uen Gjiabao


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, u takua të djelën në Pekin me kryeministrin kinez, Uen Gjiabao. Kina është ndalesa e fundit e zonjës Rice në turneun e saj aziatik.

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se zonja Rice dhe kryeministri Xhiabao shprehën dëshirën reciproke për forcimin e lidhjeve mes të dy vendeve dhe diskutuan gjithashtu për çështjen e Taiwanit dhe probleme ekonomike.

Zonja Rice e vizitoi Kinën një javë pasi ky vend miratoi ligjin e mos-shkëputjes, për të cilin zoti Xhiabao thotë se synon të mos i lejojë forcat tajvaneze të shpallin pavarësinë e ishullit.

Zonja Rice tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen politikës së një Kine të vetme, por ajo shtoi se ligji për mos-shkëputjen nuk ndihmon në pakësimin e tensioneve mes Kinsë dhe Taiwanit.

Po të djelën, më parë gjatë vizitës së saj në Seul, zonja Rice tha se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë të një mendimi se Koreja e Veriut duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve, pa humbur kohë. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë ta pushtojnë Korenë e Veriut. //az//
XS
SM
MD
LG