Lidhje

Afganistan: 18 shtator - data e zgjedhjeve parlamentare dhe provinciale

  • Michael Kitchen

Zgjedhjet për në organet ligjvënëse dhe ato provinciale në Afganistan janë caktuar të zhvillohen më 18 shtator. Këto janë votimet e para pas përmbysjes së talebanëve dhe ato do të jenë kurorëzimi i një procesi politik, i cili synon vendosjen e demokracisë në vendin e shkatërruar nga lufta. Votuesit do të zgjedhin anëtarët e këshillave provinciale dhe ligjvënësit për në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Por anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve thonë se disa ”vështirësi teknike” po e bëjnë të pamundur caktimin e një date votimi për ligjvënësit e Dhomës së Lartë të Parlamentit.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Afganistan, Bismilah Bismil, thotë se zgjedhjet e para pas luftës për ligjvënësit e Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe për këshillat provinciale do të zhvillohen rreth 1 vit pas datës që ishte caktuar fillimisht.

Zoti Bismil tha se ky vendim u mor pas diskutimeve me përfaqësues të partive politike të vendit, Kombeve të Bashkuara dhe me zyrtarë të administratës së Presidentit Hamid Karzai.

Komisioni i zgjedhjeve fillimisht kishte planifikuar që zgjedhjet parlamentare të zhvilloheshin krahpërkrah me zgjedhjet presidenciale të muajit tetor.

Por dita e votimeve u shty për shkak të problemeve logjistike, si mungesa e kufijve mes disktrikteve të ndryshme, si dhe problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë, mes të cilave edhe nevoja për çarmatosjen e forcave milicore lokale, pas dekadash të tëra luftrash. //az//

XS
SM
MD
LG