Lidhje

Kofi Anan paraqet raportin për reforma të thella në OKB


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan paraqiti të hënën zyrtarisht një raport që sugjeron reforma të thella në organizatën botërore.

Midis ndryshimeve, zoti Anan do të kërkojë në Asamblenë e Përgjithshme zgjerimin e Këshillit të Sigurimit që tani përbëhet nga 15 vende anëtare, nga të cilat 5 janë të përhershme.

Nëse Këshilli i Sigurimit zgjerohet, India, Brazili, Gjermania dhe Japonia janë midis vendeve që presin të bëhen anëtarë të përhershme.

Tjetër propozim është krijimi i një grupi më të vogël për të drejtat e njeriut që do të zëvendësonte kominisionin e tanishëm për të drejtat e njeriut. Ky komision është kritikuar se ka lejuar vende të akuzuara për shkelje të të drejtave të njeriut të përdorin anëtarësimin në të për t’u mbrojtur nga ndëshkimi.

Thirrjet për reforma në Kombet e Bashkuara janë shtuar vitet e fundit pjesërisht nga skandali financiar në programin naftë për ushqim të Irakut dhe vendimin amerikan për të ndërhyrë në Irak pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. //az//

XS
SM
MD
LG