Lidhje

Rice: Uashingtoni po shtyrton alternativa të tjera, nëse Koreja e Veriut nuk kthehet në tryezën e bisedimeve


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleeza Rice tha se Uashingtoni po shtyrton alternativa të tjera në se Koreja e Veriut nuk kthehet në tryezën e bisedimeve 6 palëshe për programin e saj bërthamor.

Zonja Rice nuk dha hollësi se për çfarë masash është fjala, por pas një takimi me ministrin e jashtëm kinez ajo u tha gazetarëve në Pekin se në sistemin ndërkombëtar ka edhe rrugë të tjera.

Diskutimet për Korenë e Veriut dhe Taivanin mbizotëruan takimet e zonjës Rice në Pekin të djelën me udhëheqësit kinez.

Sekretarja amerikane e shtetit tha se beson se plani i Bashkimit Evropian për të hequr embargon e armëve ndaj Kines do të dërgonte një sinjal të gabuar tani menjëherë pas miratimit nga parlamenti kinez javën e kaluar të ligjit kundër shkëputjes, që ka të bëjë vetëm me Tajvanin. //az//

XS
SM
MD
LG