Lidhje

Shtohet numri i imigrantëve ilegale në Shtetet e Bashkuara


Një raport i ri tregon se numri i imigratëve ilegal në Shtetet e Bashkuara është rritur me afro 2 milion në katër vitet e fundit.

Qendra kërkimore private Pew, llogarit se në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar jetonin rreth 10 presje 3 milion imigrantë pa dokumente. Në vitin 2000, kjo shifër ishte 8, 4 milion emigrantë të paligjshëm.

Qendra e cila e ka bazuar raportin mbi të dhëna qeveritare, thotë se shumica e emigrantëve pa dokumeta janë nga Amerika Latine, ku shumica, rreth 57 përqind besohet të jenë nga Meksika.

Grupi thotë se perspektiva për punësim dhe jetesë më të mirë janë arësyet që ndikojnë në ardhjen e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane është ndodhur nën një trysni të brendshëm në rritje për të përmirësuar gjendjen e sigurisë përgjatë kufirit me Meksikën, nga futen pjesa më e madhe e imigrantëve.

XS
SM
MD
LG