Lidhje

BEja diskuton ekonominë


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për një takim dy-ditor mbi ekonominë dhe planin e Bashkimit për të hequr embargon e armëve ndaj Kinës.

Në takim pritet të diskutohet rreth një propozimi për të ndryshuar kushtin e mbajtjes se deficitit buxhetor nën 3 përqind për vendet anëtare që përdorin euron. Franca dhe Gjermania e kishin quajtur këtë kufizim si teper te reptë.

Udhëheqësit e Bashkimit do të diskutojnë gjithashtu edhe mbi një plan kontradiktor, për liberalizimin e sektorit të shërbimeve për t’i lejuar firmat e këtij sektori të veprojnë në çdo vend të Bashkimit Evropian Përkrahësit thonë se ky plan do të nxiste zhvillimin ekonomik, ndërsa kundërshtarët thonë se kjo masë do të dëmtonte punësimin dhe sigurimet shoqërore në vendet e pasura të Evropës Perëndimore.

Sipas njoftimeve, udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zhvillojnë bisedime jo-zyrtare rreth një plani për të hequr embargon 15 vjeçare të armëve ndaj Kinës. Diplomatët thonë se ligj i ri që miratoi Kina, i cili autorizon përdorimin e forcës ndaj Tajvanit, në se ishulli përpiqet të shpallë pavarësinë, praktikisht ka bërë që të bllokohet plani për heqjen e embargos në qershor.

XS
SM
MD
LG